Disidenti
Lajme

Jep dorëheqje antari i forumit rinor të LDK-së në Istog,LDK në Istog po shfrytëzohet për nepotizëm

0Shares

Antari i këshillit të forumit rinor të LDK-së dega Istog dhe nëndega Zallq-Koshë Lorik Mehmetaj jep dorëheqje nga gjdo funksion në LDK. 

Mehmetaj ka thënë se arsye e dorëheqjes është për shkak se Kryetari dhe Kryesia e degës së LDK-së në Istog, kanë trajtuar këtë degë si mundësi biznesi për rehatim të familjarëve të tyre në punë dhe pozita të ndryshme.

Të fuqishmit e LDK-së, me pozita në Degë dhe jashtë saj, kanë trajtuar dhe vazhdojnë ta trajtojnë LDK-në, në Istog, si mundësi biznesi dhe për rehatim të familjarëve të tyre në puna dhe pozita, duke përdorur votat e aktivistëve për interesa krejt përsonale”, tha Mehmetaj për televizionin IstoguChannel.

I pyetur se cilin subjekt politik do ta përkrah Mehmetaj në garën për Istogun mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

 

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net