Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“Janë identifikuar sulmuesit”, ministri Sveçla reagon për sulmin ndaj Sylës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit, Valon Syla.

Sveçla ka thënë se sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari.

Sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari, puna dhe liria e shprehjes të së cilit janë të garantuara me legjislacionin tonë dhe jo vetëm. Si qytetar dhe si Ministër i Punëve të Brendshme natyrisht jam shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tutje, Sveçla ka thënë se sulmuesit e Sylës janë identifikuar dhe të njëjtit do të sillen shpejtë para drejtësisë.

Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”, ka thënë Sveçla.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net