DASHI: Historitë e dashurisë që lindin tani do të jenë goxha të dobëta, por duhet të tregoheni të kujdesshëm, sidomos nëse jeni prej kohësh në një lidhje që nuk ecën. Nuk duhet të tremben ata që kanë lidhje të konsoliduara, ndonëse duhet të tregohen të duruar në debate, sidomos gjatë fundjavave. Është muaji i duhur për ndonjë aventurë.
BINJAKËT: Ata që janë të lidhur mendojnë për një shtëpi të re, të jenë më pranë vendit të punës, ose të përmirësojnë jetën. Kjo është periudha e duhur nëse doni të ndryshoni diçka. Shenja juaj favorizohet në datën 14 nga Hëna dhe Marsi.
GAFORRJA: Do të përjetoni emocione dhe fitore për sa u takon çështjeve të zemrës, sidomos nga datat 11-13. Çiftet do të kenë më shumë projekte, por është muaj i favorshëm edhe për ata që duan dhe mund të kenë një fëmijë. Çiftet që kërkojnë shtëpi janë më të favorizuara gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar. Do t’ju rikthehet siguria, pasi është periudhë e rëndësishme për të gjitha lidhjet.
LUANI: Ky muaj shton pasionin, sidomos pas ndikimit të Marsit në shenjën tuaj nga data 11. Në raste të rralla do të ketë edhe çifte që do të duan të ndahen. Nga mesi i qershorit mund të merrni frymë të lehtësuar, ose të paktën ta pranoni realitetin ashtu siç është. Lidhjet e reja dhe çështjet e zemrës janë më të favorizuara nga fundi i muajit.
PESHORJA: Qershori nuk është muaji i duhur për të bërë premtime dashurie. Çiftet që duan të bashkëjetojnë ose që duan të martohen bëjnë mirë të vendosin ta bëjnë në korrik ose gusht. Ju volit të hiqni dorë nga lidhjet e fshehta. Të gjitha fundjavat e muajit do të karakterizohen nga debatet, që janë në varësi të lidhjes. Bashkëshortët do të kenë debate të forta, sidomos për çështje parash ose pronash.
AKREPI: Dashuria rikthehet protagoniste falë Venusit aktiv. Jupiteri ndihmon çiftet që kanë dëshirë të martohen. Ndikimi i Marsit, sidomos nga data 11, do t’ju nxitë të vini në provë këdo, madje edhe veten. Ata që duan lidhje të reja s’duhet të tërhiqen, por mbi të gjitha s’duhet të humbin pas detajeve. Datat 14 dhe 15 do të jenë të trazuara për dashurinë. Keni kuptuar sa vlen dashuria juaj dhe sa dini t’u jepni atyre që ju duan. Datat 29 dhe 30 janë të duhurat për të folur për ndjenjat.
SHIGJETARI: Krizat në dashuri për të lindurit e shenjës suaj shpesh vijnë për shkak të mërzisë ose për mungesë sqarimesh, të cilat kur akumulohen në kohë, shndërrohen në pengesa të pakapërcyeshme. Gjatë dy javëve të para, qershori është muaj kaotik, ndaj të gjithë atyre që krijojnë një lidhje u këshillohet të mos japin maksimumin, pasi mund të mos jetë aq e rëndësishme sa mendoni. Do të përballeni me të papritura në datat 9 dhe 10.
UJORI: Në qershor hapet një kapitull i ri për ata që duan të bëjnë fëmijë, ndaj shtohen përgjegjësitë. Është muaj interesant për emocione, për një surprizë ose për një eveniment. Ata që nuk gjejnë dashurinë duhet të pyesin veten se ç’duan në të vërtetë. Duhet të reflektoni para se të vini në pikëpyetje një ndjenjë.
PESHQIT: Çiftet që i kaluan me sukses problemet në maj, në qershor do të jenë edhe më të forta. Nëse nuk e duroni dot dikë, mund t’ia thoni dhe të çliroheni. Meditoni për nevojat tuaja dhe dëgjoni zërin e ndërgjegjes. Dashuritë e reja janë intriguese. Venusi ju favorizon gjatë gjithë muajit, por fundjavat më interesante janë datat 12, 13, 19 dhe 20. Mos hiqni dorë nga njohjet e reja vetëm sepse jeni lënduar.