Izraeli i ka dënuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës derisa u ka bërë thirrje fuqive botërore ta zgjidhin këtë krizë.
“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është shkelje e rendit ndërkombëtar. Izraeli i dënon këto sulme”, ka thënë ministri i Jashtëm, Yair Lapid në një deklaratë televizive.
“Ka ende kohë që e gjithë kjo të ndalet dhe palët të kthehen në tavolinën e negociatave në mënyrë që mospajtimet të zgjidhen në paqe. Ka qindra mijëra izraelitë në të dyja vendet dhe qindra-mijëra hebrenj në të dyja vendet dhe prioritet i yni është t’i mbajmë ata të sigurt”, ka thënë ai.
[the_ad id='11273']

