Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Istogu shemb edhe Vjosën, 20 fitore rresht

Ekipi i Istogut shemb edhe Vjosën me rezultat 47:16 (22:12), në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës së Kosovës.

Vashat e Istogut dominuan ballafaqimin, sidomos në pjesën e dytë u treguan të papërmbajtshme dhe me një mbrojtje të fortë.

Periudha e parë e lojës përfundoi me rezultat 22:12, por në pjesën e dytë rezultati thellohet në 31 gola epërsi.

Hendbollistet Albina Rugova me 11 gola e Tina Hetemi me 10, ishin të papërmbajtshme, e ndihmuar nga Alberina Halitaj me 6, Pranvera Feretaj 5, Adelina Berisha 5, Suzana Ujkiq e jashtëzakonshme në vijën e mbrojtjes dhe me 4 shënime, Yllka Shatri 2, Keta Venetsky 2, Natalia Millatoviq 2 dhe portieret Aurora Shehdadi e Blerta Ahmetxhekaj etj. Vjosa Imeri me 6 gola e Benita Shabani me 5, janë më efikaset të Vjosa.

Istogu vargon 20 fitore, pa barazim e pa humbje.

A do të mbetet deri në fund në serinë e 100 për qind të pikëve, mbetet të shihet, që do të ishte rekord që askush nuk e ka thyer pas lufte.

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, përgëzon lojtaret për angazhim dhe fitore, tani synon edhe dy fitore tjera që të përmbyll edicionin e rregullt me 100 për qind të pikëve të fituara.

Istogu-Vjosa 47:16 (22:12)
Palestra e sportit në Istog.
Gjyqtarë: Florent Cakiqi dhe Yll Morina.
Istogu:  Shehdadi, Rugova 11, Shatri 2, Venetsky 2, Ahmetxhekaj, Ferataj 5, Berisha 5, Milatoviq 2, Halitaj 6, Hetemi 10 dhe Ujkiq 4.
Vjosa: Behluli, Tershani 1, Feka, Maliqi, Hasani, Rama, V. Imeri 6, Hasani 3, E. Imeri 1 dhe Shabani 5.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net