Disidenti
Sport

Istogu nikoqir i finales së parë të hendbollisteve

0Shares

Të shtunën mbrëma zhvillohet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Nga ora 20:30 në palestrën e qytetit në Istog takohen Istogu e Ferizaj.

Pritet atmosferë e bukur sportive dhe numër i madh i shikuesve. Po ashtu pritet lojë e fortë dhe cilësore.

Istogu gjatë stinorit të rregullt i ka fituar dy përballjet me Ferizajn.

Në fakt Istogu ka fituar të gjitha 22 ndeshjet duke përfunduar në vendin e parë. Në gjysmëfinale të plejofit vashat istogase e eliminuan Vushtrrinë pas dy ndeshjeve.

Ferizaj në stinorin e rregullt kishte 18 fitore e katër humbje. Përfundoi i treti.

Në gjysmëfinale të plejofit, Ferizaj e kaloi Prishtinën pas tri ndeshjeve të forta.

Ndeshja e tretë dhe vendimtare u luajt të mërkurën në kryeqytet, ndërsa u fitua nga skuadra ferizajase me një gol dallim.

Të dy skuadrat kanë në përbërje lojtare cilësore dhe me përvojë. Andaj shpresohet që ndeshja të jetë me kualitet, e denjë për finale të plejofit.

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net