Disidenti
Lajme

Ishte Halil e u bë Ndrekë, 69 vjeçari që kërkon ndërtimin e Kishës Katolike në Skenderaj

0Shares

Ndrekë Kelmendi, nga fshati Klinë e mesme e Skenderajt, është ndër nismetarët për ndërtimin e një kishe katolike në fshatin Klinë e Epërme të kësaj komune.

Ndrekë Kelmendi deri para dy muajsh është quajtur Halil Hasani, ndërsa është kthyer në fenë katolike, duke ndërruar edhe emrin.

Gazetarja e Gazetës Nacionale, ka zhvilluar një bisedë me zotëri Kelmendin në shtëpinë e tij, ku janë parë fotografi shënjtores. “Kjo nuk i pengon familjarët”, thotë ai.

Ai gjithashtu ka treguar se në xhami s’ka qenë asnjëherë dhe se i ka lexuar dy librat fetarë: Kuranin dhe Biblën.

Jo s’ju pengojnë edhe ata le të mbajnë fotografi të Muhamedit mua nuk më pengon. Unë i mbajë tesipë e mia, ata le t’i mbajnë të vetat. Deri para dy muajve e kamë pasur emrin Halil Hasani, tash e kam Ndrekë Kelmendi. Pas lufte jam pagëzuar në fenë katolike, unë s’kam pasur kurrë far feje, ndërsa familja jem janë ateistë, ata thojnë se janë  mysliman, por send nuk dinë për mysliman. Përparan kemi festuar festën e Bajramit. Unë në xhamia s’jom kon kurrë në jetën teme hiç. Nga pas lufta janë shenduar në fenë katolike. Nuk i kam pyetur familjen, se për drejtat e mia nuk pyetet askush. Po i kamë lexuar edhe kuranin dhe biblën, biblën jo krejt se është e madhe, por deri diku, ndërsa kuranin në tërësi.” – ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se gjithmonë, edhe sot, ndjen “urrejtje” ndaj shtetit të Turqisë.

Unë e urrej Turqinë shumë edhe sot, sepse ata kanë ardhur dhe i kanë marrë femrat e reja, i kanë mbushur kerret, dhe i kanë dërguar në Stamboll i kanë shitë. Sot është lama e grave në Stamboll se i kanë shit.” – ka thënë Kelmendi.

Ndërsa për inicimin për ndërtimin e kishës, Kelmendi ka thënë se kjo ka lindur qysh pas luftës së fundit në Kosovë.

Kam shokë e shoqe që po më përkrahin. Ideja është që pas lufte, se atë e kanë prishur në kohën e komunizmit, edhe e kanë ndërtu një shtëpi të kulturës, e ja kanë marrë gurët kishës e i kanë pru poshtë. Na nuk dojmë me maru, vetëm ku u kon, nuk nxojmë vende të reja kurrkund.” – ka thënë Kelmendi ndër të tjera.

Ai gjithashtu ka treguar se është nënshkruar edhe një peticion nga 86 persona.

Po e kemi bërë një peticion dhe është nënshkruar nga 86 persona. Do shokë e shoqe janë në Klinë të Epërme, do në Klinë të mesme. Ka edhe këtu katolik, po nuk janë deklaruar, se kur jam pagëzu unë, janë pagëzu edhe 16 të tjerë. Nuk kemi të bëjmë ne kurrgjë me ata të Deçanit.” – ka thënë Kelmendi në bisedim me gazetaren e Nacionales.

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

Disidenti.net

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net