Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme pozicionohet në krah të Izraelit kundër Jeruzalemit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është pozicionuar krah Izraelit karshi Jeruzalemit në sulmet që Izraeli po kryen karshi popullsisë civile në Jeruzalem, shkruan Mitropol.

Ish-kryediplomatja ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku në prapavi shihen flamujt e Kosovës dhe Izraelit me mbishkrimin “Paanësi. Pafundësi. Përjetësi.”, duke aluduar në raportet mes Kosovës dhe Izraelit.

Kujtojmë se Izraeli është shteti i fundit që njohu Kosovën si shtet duke vendosur marrëdhëniet diplomatike në kohën sa Haradinaj-Stublla ishte në krye të MPJ-së.

Nga sulmet e fundit të Izraelit mbi Palestinën, konkretisht Jeruzalemin Lindor i cili ndodhet nën pushtim dhe në qytetet tjera, deri tash kanë mbetur të vrarë 32 persona, 10 nga të cilët fëmijë dhe janë plagosur gjithsej 220 të tjerë, siç njoftojnë autoritetet palestineze./Mitropol/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net