Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së: Albin Kurti duhet t’i pastroj listat e veteranëve të UÇK-së, në protestë pati njerëz që kanë qenë jashtë Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri është deklaruar sot pas protestës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka kritikuar kreun e Qeverisë, Albin Kurti duke thënë se ai duhet t’i pastroj listat e veteranëve dhe njëherit duhet ta rrisë pensionin e veteranëve të vërtetë.

“Unë besoj që së shpejti, Qeveria Kurti do ta pastroj listën e veteranëve, meqenëse gat ia ka qu, është për me kritiku. Ia lanë në dorë pataten e nxehtë, dhe siç duket këtë patate të nxehtë ia lanë liderët e mëparshëm që spo du t’i përmend”, tha ai.

Ai ka thënë se veteranët kanë kaluar javë pa ngrënë, andaj iu lutet veteranëve të mos nguten.

“Flas nga shpirti i një njeriu që ka vuajtur shumë, jam për rritjen e pensioneve por edhe për pastrimin e listave, që fatkeqësisht pash edhe në protestë që kanë qenë jashtë Kosovës, njerëz që janë në institucione të larta të shoqatave”, përfundoi ai.

Kliko këtu për ta parë videon e tij: VIDEO

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net