Në një postim të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila kritikoi Osmanin për mos përmendjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, në takimin e saj me ish-presidentët e Kosovës, Hadërgjonaj komentoi duke thënë se dëshiron të besojë se do të vetëdijësohen të gjithë e të ngrisin zërin kundër ‘kësaj presidenteje të sëmurë me qenë e para, pa kurrfarë merite’.
“Po du me besu qe do te vetedijesohen te gjithe e te ngrisin zerin kunder kesaj presidentje te semure me qene e para, pa kurrefare merite. Ndoshta nje dite ne vend se te protestohet per thenjet e Faik Konices, protestohet kunder atyre qe neperkembin vlerat e ketij vendi”, ka shkruar Hadërgjonaj.
Ajo tutje tha se presidenti Thaçi dhe të tjerët që gjenden në dhomat e paraburgimit në Hagë, po sakrifikohen edhe sot për shtetin e Kosovës.
“Mundi e sakrifica e tyre ka me ua thy qafen njerezve te pavlere si soji i kesaj, e ata bashke me shtetin e Kosoves kane me triumfu.”, shkruan tutje ish-deputetja e PDK-së.
Këtë koment të ish-deputetes e ka pëlqyer deputetja Ganimete Musliu.