Policia e Kosovës sot ka arrestuar dhunshëm aktivistët e PSD-së, përfshirë edhe babain e Frashër Krasniqin, Ali Krasniqi.
“Albin vs Xhelal keni pushtet po njerzillak piken nuk e keni. Ky plaku që ja keni ndersy policinë me malltretu është Ali Krasniqi. Albin naten 14 Janarit 2012 në Podujevë kur policia nuk na la vend askund, qeky Alia te ka ruajt para dere në të ftoht e ti ke qendru mbrenda”, ka shkruar Maqastena.
Kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt i është caktuar masa e paraburgimit 48 orë pas aksionit të sotëm para ministrisë shkaku i kontratës me “tiketa ngjitëse” për vetura të nënshkruar nga ministria e Liburn Aliut./Express/