Disidenti
Lajme

Isa Mustafa: Pas Kuvendit të nesërm të LDK-së do t’i kthehem punës shkencore

0Shares

Isa Mustafën në të ardhmen do ta gjejmë kryesisht mes librash e punimeve shkencore, sepse e ka ndërmend t’u kthehet atyre “me intensitet te veçantë”, por neutral ndaj zhvillimeve s’e ka ndërmend të mbetet. Kështu ka thënë ai, i pyetur për të ardhmen e tij, pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike te Kosovës.

“Besoj se LDK do të rikonsolidohet shpejt si parti prirëse në Kosovë. Unë do të vazhdoj tani me një intensitet të veçantë punën time shkencore”, tha Mustafa një ditë parë Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Po politika ai tha se “ajo është pjesë e jetës”.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se do t’i përcjellë zhvillimet në Kosovë dhe nuk do të mbetet neutral.

“Nuk do të mbetem neutral ndaj ardhmërisë së vendit tim, sepse kam qenë akter i ndërtimit të shtetësisë tonë”, ka shtuar Mustafa.

Në këtë intervistë për Albanian Post, Mustafa ka folur edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, që pritet të zyrtarizohet të dielën në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie.

“Është LDK e vetmja parti politike në Kosove që ka shumë kandidatura për kryetar. Në LDK, kryetari zgjidhet, tjerët i emërojnë. Kandidimi është çështje guximi, kurajoje”.

Ai ka fjalë të mira edhe për katër kandidatët që synojnë të ulën në ulësen e kreut të LDK-së për katër vitet e ardhshme.

Por sipas tij “procesin e dëmton tifozllëku”.

“Çdonjëri nga kandidatët ka veçori të ndryshme, nga lidershipi, përvoja politike, dija dhe shkathtësia politike, mënyra e komunikimit, prandaj delegatët me votë të fshehtë do të zgjedhin njeriun që iu ofron atë që ata ia dëshirojnë partisë së tyre”, ka shtuar Mustafa për AlbanianPost.

“Nuk përkon vota e fshehtë me disa deklarata publike te ndonjë delegati apo të kryetarit të degës se kënd do ta votojnë ata apo delegatët e degës nesër. Askush nuk ka të drejtë të përfaqësojë votën e tjetrit apo të marr vendime për votat e tjerëve”.

Ndërsa sa i përket sa i përket dorëheqjes së tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, thotë se bëri përshkak të rezultateve të dobëta të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Jam vlerësuar se një ndryshim në kreun e LDK-së mund të jetë akt i mirë pas rezultateve shumë të pavolitshme në këto zgjedhje. Prandaj pres një përshtatje dhe organizim të LDK-së dhe ballafaqim me sfidat që e presin”.

Kandidatë për kryetar të LDK-së janë Besian Mustafa, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku.

Njëri nga këta emra pritet t’i marrë frenat e partisë të dielën në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi rënie të thellë elektorale deri në përgjysmim të votësmarrë 12,73 për qind të votave.

Menjëherë pas zgjedhjeve, kryetari aktual Isa Mustafa, që partinë e udhëheqë qysh nga 2010, dha dorëheqje.

Pas tij, edhe e gjithë kryesia e LDK-së.

Kryetari i ardhshëm i LDK-së do të jetë i katërti në histori të partisë, pas themeluesit Ibrahim Rugova, pas ardhësit të tij Fatmir Sejdiu dhe në fund Isa Mustafës.

Lidhja Demokratike e Kosovës u formua në vitin 1989. Ishte dimri i atij viti, kur një grup intelektualësh kishin vendosur të krijonin një grupim politik.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net