Disidenti
Lajme

Isa Mustafa dje takoi Edi Ramën, tregon çfarë biseduan

0Shares

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit ish-kryetar i LDK-së, ka dhënë detaje për takimin e mbrëmshëm që patën me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai ka thënë ky takim mes krerëve të opozitës kosovare, erdhi pas një ftese në inaugurimin e një investimi në Durrës.

”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina”.

Lidhur me natyrën e këtij takimi mes krerëve të opozitës, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai la të kuptojë se pati atmosferë të mirë.

”Takimi ishte joformal, në një atmosferë miqësore”.

Ndërkaq pyetur nga klankosova.tv, nëse është diskutuar për qasjen në dialog të palës kosovare, Mustafa u shpreh se ajo është temë e Qeverisë së Kosovës.

”Biseda ka qenë e lirë, për investime dhe zhvillim”, deklaroi ai mes tjerash.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net