Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Intervenojnë në një rast të dhunës në familje, Policia bie në gjurmë të narkotikëve në Istog/ Prindërit bashkë me djalin përfundojnë në Polici

Policisë së Kosovës i doli goxha punë sot në fshatin Saradran të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.

Gjithçka ndodhi pas mesnate kur një 51-vjeçar ka kanosur me sëpatë djalin e tij 25-vjeçar.

Me të shkuar Policia, ka arrestuar babain, por arrestimit nuk i shpëtoi as djali i tij.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë, bëjnë me dije se gjithçka ndodhi pasi që në vazhdim të hetimeve për dhunën në familje, gjatë bastisjes së shtëpisë, Policia ka rënë në gjurmë të narkotikëve.

25- vjeçari po kultivonte narkotikë të llojit Kanabis Sativa, çka është sekuestruar nga organet e rendit.

Sipas informacioneve të Sinjalit, i riu është intervistuar për të dy rastet dhe derisa rasti i narkotikëve ka shkuar në procedurë të rregullt, ai ka mbetur në ndalim për rastin “Dhunë në Familje”.

Në Polici përfunduan edhe të dy prindërit e 25-vjeçarit.

Burime të Sinjalit theksojnë se në mbajtje për 48 orë është dërguar babai i cili dyshohet se ka sulmuar me sëpatë djalin e tij derisa është intervistuar edhe nëna e 25-vjeçarit ndaj të cilës është hapur rast “Deklarim i Rremë”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net