Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë është bërë lajm botëror.

Pak ditë pasi profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halil Ibrahimi, njoftoi për zbulimin dhe u shpreh se ky insekt jeton vetëm në Bjeshkët e Nemuna, për të ka shkruar edhe mediumi i njohur për zbulime shkencore “Phys.org”.

Duke iu referuar publikimit në revistën prestigjioze “Boidiversity Data Journal”, kjo faqe ka shkruar se pas analizave molekulare dhe morfologjike ishte kuptuar se është specie në të cilën shkenca s’kishte pasur qasje më herët.

Vendi ku është gjetur insekti. Foto nga Halil Ibrahimi dhe Astrit Bilalli

Ndryshe, ky insekt është zbuluar nga profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi.

Për ta kujtuar kohën kur është zbuluar ky lloj i ri i insektit, ai është emërtuar Potamophylax coronavirus.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net