Përveç kësaj ai e sheh edhe me shqetësuese gjendjen për faktin se në Kosovë, akoma nuk është siguruar vaksina kundër COVID-19.

”Numri i këtyre rasteve po shkon në rritje, kjo favorizon edhe faktin që kemi variantin e ri të COVID-19”.

”Ajo çka është brengosëse për vendin tonë, është se ende nuk kemi mund ta sigurojmë një vaksinë, do të ishte imunizuese, që do ta mbronte qytetarin apo shpëtonte. Nuk e di deri kur do të presim”.

”Nëse vazhdojmë me këtë trend ditëve në vijim, situata do të jetë tejet e ngarkuar dhe e rënduar, pasi numri i të sëmurëve po kërkojnë nga dita në ditë pranimet në reparte, por situata do jetë tejet e rëndë dhe shqetësuese sepse edhe ato kapacitete që kemi do të jenë në limitin e tyre”.

Për të zbutur këtë situatë alarmante siç e quan ai, njohësi i këtyre sëmundjeve, konsideron që masat më rigoroze antipandemi, do të ishin të një niveli më se të nevojshëm, njofton Klan Kosova