Disidenti
Lajme

Imami Mjekiqi: “Burri ka mundësi t’i marrë një, dy, tri dhe katër gra – gruaja jo”

0Shares

Kreu i Bashkësisë Islame në Obiliq, Behar Mjekiqi, ligjëronte për mundësinë që burrat t’i kenë deri në “tri dhe katër gra”.

Në një intervistë televizive katër vjet më parë, imami që është arrestuar të mërkurën për dhunë ndaj një gruaje, thoshte se burri ka të drejtë t’i marrë një, dy, tri apo katër gra. Siç duket, deklaratën e thënë vet e ka realizuar edhe në jetën e përditshme.

Por atëkohë, ai shprehej se e njëjta gjë nuk mund të vlejë edhe për gratë në raport me burrat.

“Burri ka mundësi t’i marrë 1 grua, 2, 3 dhe 4. Dhe gruaja nuk ka mundësi ta marrë një burrë, dy a po tre. Pse? Unë nuk jam femër, por është krenari e femrës që Zoti nuk e ka lënë të pështjellët me shumë burra, 1,2,3”, kishte thënë imami Mjekiqi në majin e 2018, në një intervistë për ‘Eliteshow’.

Mjekiqi, kishte folur më parë edhe për përparësitë që i ka gruaja karshi burrit.

Ai thoshte se sipas Kuranit gruaja është përmendur e para e pastaj burri.

“Barazia gjinore mendoj që ne burrat jemi më ulët se gratë. Zoti në Kuran ma së pari e ka përmendur gruan pastaj burrin. Kur e kanë pyetur pejgamberin se kë duhet me dashtë më shumë, ka thënë nënën. Pejgamberi ka thënë se ai që i ka një vajzë, dy ose tri që i shkollon, i marton dhe i rehaton e ka xhenetin, por s’ka thënë për tre djem, ka thënë për tri vajza”, ka thënë ai.

Më tutje, hoxha Mjekiqi ka thënë se burri nuk ka të drejtë që t’ia marrë pagën gruas.

“Momenti që the që gruaja jote është në punë dhe ti je në punë. Nuk ki të drejtë në Islam , as Kuran, as hoxhë nuk guxojnë me të dhënë të drejtë asnjë cent me ja hëngër gruas sate prej rrogës së vet sepse është e drejtë e saj e jo e jotja. Nuk ki të drejtë islame. Me ja marr rrogën me zor e ki të ndalume. Me i thënë gruas paret le të shkojnë në konton time është haram. Allahu ka thënë që burri duhet me shpenzu për gruan edhe pse e ka rrogën”.

Të enjten, u raportua për shoqërimin në polici të imamit Mjekiqi.

Detajet e këtij incidenti shpjegohen në një dosje zyrtare të Policisë së Kosovës. Dosja e përpiluar në ditën kur kishte ndodhur ngjarja përshkruan sjelljen e dhunshme të imamit Mjekiqi ndaj viktimës.

Sipas raportit, E.J. kishte ardhur në shtëpinë e imamit Mjekiqi në Mazgit të Obiliqit të dielën më 18 dhjetor.

Në ditën e tretë të qëndrimit në shtëpinë e imamit, ajo është larguar me dhunë nga shtëpia, thuhet në raportin informues të Policisë së Kosovës. Imami Mjekiqi, i intervistuar nga policia të martën, e ka pranuar se e ka larguar viktimën nga shtëpia. Ka mohuar të ketë përdorur dhunë ndaj saj.

Mjekiqi, po ashtu ka thënë se ndihet i kërcënuar nga E.J.

“Më tutje i dyshuari pohon se arsyeja pse unë dua ta largoj nga shtëpia është se ndihem i kërcënuar nga E.J. sepse me ka kërcënuar se do ta kalli shtëpinë, do ta mbys djalin”, thuhet në raportin e policisë për rastin.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net