Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Imami kosovar merret me Big Brother: Haram kush e shikon dhe kush ia përmend emrin

Imami i njohur nga Prishtina, Labinot Maliqi, së fundmi ka shpërndarë një deklaratë të tij dhënë rreth një vit më parë.

Ai kishte deklaruar se emisionet si BigBrother, jo vetëm që janë haram të shikohen, por sipas tij, është marre edhe me i përmend.

Imami ka bërë thirrje që televizionet të transmetojnë më shumë përmbajtje edukative. “Ne jemi krijesat më të mira që Zoti ka krijuar në sipërfaqen e tokës,

na ka dalluar Zoti me mendje dhe jo me epsh, prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësi më tepër emisioneve edukative, e jo emisioneve që e ushqejnë epshin e njeriut,

Sepse ne nuk jemi shtazë që çdo gjë që shohim në televizion, t’i kontribuon epshit të njeriut”, kishte deklaruar Maliqi.

Emisione si Big Brother apo Përputhen ngjallin debate dhe reagime të shumta, sidomos qëndrimet që dalin kundër tyre me idenë që prishin shoqërinë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net