Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ilir Ferati, kandidat i LDK-së për kryetar të Istogut

Ilir Ferati do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut.

Lajmin e bëri të ditur vet partia e Feratit, përmes një shkrimi në Facebook ku tha se në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së ka vendosur që Ilir Ferati të jetë kandidat për të parin e Istogut, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, Ferati ishte edhe deputet në legjislaturën e kaluar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Gjatë kësaj mbledhje, LDK-ja prezantoi edhe disa emra të tjerë për kandidatë për komuna.

“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:

– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi”.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net