Disidenti
Lajme

IHMK: Nesër parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave

0Shares

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka thënë se temperaturat më të larta gjatë ditës së sotme janë shënuar në qytetin e Prizrenit dhe Kamenicës me 35 gradë Celsius.

“Në Istog, Prishtinë, Ferizaj, Malishevë, Mitrovicë – 34 gradë Celsius, Podujeva me 33 gradë Celsius dhe në viset malore kuptohet atje kemi diku 30 gradë Celsius”, ka thënë Aliu, për RTV Dukagjini, duke shtuar se nesër (e marte) parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.

Aliu ka shtuar se nesër mund të jetë dita më e nxehtë edhe e këtij muaji sepse sipas tij, temperaturat maksimale do të jenë deri në 37-40 gradë Celsius.

Ai ka treguar se në këtë të mërkure do të kemi disa vranësira, derisa ka theksuar se në disa zona të izoluara pritet të bie edhe breshër sepse vranësirat do të jenë në zhvillim e sipër.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net