Disidenti
Sport

Ibrahimoviçi i Istogut dëshiron ta takojë Ibrahimoviçn “real”

0Shares

Çdo njeri e ka të paktën një person me të cilin ka ngjashmëri të dukshme fizike. Një ngjashmëri të madhe me yllin e futbollit Zlatan Ibrahimovic e ka djali nga Kosova, Doni Jahaj 25-vjeçar.

Doni ka treguar se ka shumë raste kur njerëzit në rrugë ndalen për tu fotografuar me të. Këto raste sipas tij më së shumti ndodhin në Istog vendin ku jeton ai,

“Në qytet shumë më ka ndodhur se kërkonin fotografi sepe të gjithë thonë se kemi ngjashmëri të madhe”, ka thënë Doni.

Veç kërkesave për tu fotografuar Doni ka treguar se “çdo njeri si ri ashtu edhe i moshuar më thërrasin Ibra”. Por, nuk mjafton me kaq, sepse komentet e shumta Doni i merr edhe në rrjetet sociale.

Doni ka thënë se ëndrra e tij është që të takohet me të dhe si kujtim ka dëshirë ta ketë një fotografi të përbashkët me 39-vjeçarin që po lë gjurmë në botën e futbollit. Ngjashmërinë e kosovarit me Ibrahimoviçin e dëshmojnë edhe disa fotografi në rrjetet sociale.

 

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net