Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

I riu që u iku para syve policëve në Klinë i bie pishman, vetëdorëzohet pasi denoncoi rrejshëm

Bujar Morina që arriti t’u ikë zyrtarë policorë në Klinë, derisa po e ndiqnin nga pas është vetëdorëzuar në Polici. I njëjti iku pasi vendosi të bashkëpunojë me Policinë për t’i kthyer gjësendet që deklaroi se i kishte vjedhur nga shtëpia e tij.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se prokurorja kujdestare ka dhënë urdhër që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Gazeta Sinjali të dielën raportoi se si një person i dyshuar për vjedhje në shtëpinë e tij në fshatin Sferkë të Klinës arriti t’u ikë Policisë para syve. Gjithë ngjarja ndodhi pasi i njëjti e pranoi gjatë intervistimit se kishte denoncuar rrejshëm për vjedhjen e rëndë në shtëpinë e tij dhe vendosi të bashkëpunojë me Policinë. Nën përcjelljen e zyrtarëve policorë ai u nis për t’i marrë gjësendet e vjedhura, por u ‘avullua’ sa hap e mbyllë sytë.

Por si ndodhi rasti?

I riu që denoncoi rastin e vjedhjes në shtëpinë e tij u intervistua dje në stacionin policor në Klinë. Gjatë intervistimit nga Njësia e Hetimeve, i njëjti e pranoi se ka vjedhur stolitë e arit dhe paratë, por premtoi se të njëjtat do t’i kthente në stacion policor.

Ai u “dorëzua” para hetuesve policorë dhe vendosi të bashkëpunojë. Morinës iu kërkua që bashkë me Policinë të shkojë për t’i marrë gjësendet dhe paratë që i kishte vjedhur.

Nën përcjelljen e Njësisë së Hetimeve, ai u nis me veturën e tij “Audi A8” për në ‘vendin’ ku kishte fshehur paratë e stolitë e arit. Por ai vend nuk u zbulua pasi i njëjti arriti të ikë para syve të policëve, me ç’rast u largua në drejtim të Gjakovës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net