Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“I ndjeri Hyseni i kishte dërguar foto me arkivol Butës”

Avokati i përzgjedhur sipas detyrës zyrtare nga Oda e Avokatëve të Kosovës, Kastriot Zenuni duke u thirrur në deklarimet e familjarëve, ka shtuar se tashmë i ndjeri, Gazmend Hyseni, më herët i kishte dërguar foto me arkivol këngëtarit Buta, njëherit vëllau i të dyshuarit për vrasjen e rëndë pas mesnatës mes datave 28 dhe 29 Maj.

Zenuni, mes disa detajeve të tjera lidhur me këtë çështje, shtoi se Hyseni i kishte dërguar edhe foto, përcjell Gazeta Nacionale.

“Sipas familjarëve, i ndjeri i ka dërguar foto me një arkivol Butës”, tha ndër të tjerash Zenuni në Debat Plus.

Kujtojmë se avokati i deritanishëm i të dyshuarit Januzi, ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të klientit, duke shtuar se plagën më të madhe e ka rreth nofullës. /Nacionale/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net