Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Hyseni: Millosheviqi donte ta vriste Rugovën e ta fajësonte UÇK-në, prandaj NATO-ja e çoi në Itali

Ish-kryediplomati, Skender Hyseni në Prime Time në Kanal10 ka folur edhe për krahasimet që i janë bërë ish-presidentit Ibrahim Rugova me presidentin aktual ukrainas, Volodymyr Zelensky për konfliktin rus.

Këto deklarata Hyseni i ka quajtur të pakrahasueshme, kjo pasi sipas tij, Kosova gjatë periudhës së luftës ishte totalisht në rrethana tjera çfarë është Ukraina sot.

“Një detaj, Ibrahim Rugova nuk e ka pasur një ushtri të strukturime. Zelensky e ka. Ibrahim Rugova nuk ka qenë shtet i njoftur ndërkombëtarisht. Zelensky e ka.Kosova nuk e ka pasur pavarësinë e shpallur. Presidenti Rugova u detyrua të shkoj në Itali për shkak të kërcënimeve në prill të 1997-ës. Millosheviç nuk kishte asnjë interes më të madh se sa diskreditimin publik të Ibrahim Rugovës. Ndërkohë, Serbia ka pasur informata kredibile që donte ta sajonte një kurth që të vritej
Ibrahim Rugova me familjen e tij, për ta fajësuar UÇK-në.Këto ishin informacionet që kishte Rugova. Për ta evituar këtë, NATO e nxori në Itali”, tha Hyseni në PrimeTime

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net