Disidenti
Lajme

“Hoxhallarët dhe intelektualët po e dëmtojnë kombin, të parët po jetojnë në lux nga videot dhe intelektualët nuk bëhen të gjallë”

Njohësi i ҫështjeve politike dhe ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook shkruan se janë dy kategori njerëzish që po e dëmtojnë kombin.

Sipas tij, ata janë hoxhallarët dhe intelektualët. Ai shkruan se të parët po jetojnë në lux nga videot e tyre në Youtube, kurse intelektualët as që bëhen të gjallë kund.

Postimi i plotë:

Janë dy kategori që e dëmtojnë kombin. Ata që për interesa të huaja, me pagesë apo edhe pa të, punojnë kundër kombit dhe ata që kanë potencial me punu për kombin e nuk bëjnë asgjë. Hoxhallarët shqiptarë me propagandën fetare, po jetojnë në lux nga videot e tyre në Youtube, kurse intelektualët as që bëhen të gjallë kund. Ju mjafojnë titujt dhe pagesat e mira në Akademi dhe Universitet. Ata që nuk parashikojnë se ku ka me qenë dhe si ka me u dukë kombi i tyre pas gjysmë shekulli, apo pas një shekulli a dy, e që në fakt nuk e shtrojnë si dilemë a ka me qenë ekzistent kombi ynë deri atëherë a jo, nuk di si e konsiderojnë dhe e përjetojnë veten si intelektualë.

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

“Hoxhallarët dhe intelektualët po e dëmtojnë kombin, të parët po jetojnë në lux nga videot dhe intelektualët nuk bëhen të gjallë”