Disidenti
Lajme

Hoxhaj: Donika Gërvalla kaloi çdo kufi, po sillet si ministre e Serbisë ose Rusisë

0Shares

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për deklaratat e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla lidhur me UÇK-në.

Hoxhaj tha se deklaratat e ministres Gërvalla janë të paprecedentë, derisa ka kërkuar masa nga kryeministri Kurti, shkruan Reporteri.net.

“Donika Gërvalla po e godet luftën tonë të drejtë dhe të shenjtë të UÇK-së dhe është e paprecedent. Dhe nëse ky është qëndrimi i Qeverisë tonë në raport me luftën tonë historike, mënyrën si po e godet UCK-në, si të ishte ministre e Serbisë ose Rusisë, e ka shkel çdo kufi te mundshëm, dhe presim nga kryeministri Kurti të distancohet.

Tutje, Hoxhaj theksoi se asnjëherë nuk ka pasur qeveri në Kosovë, e cila ka qenë më shumë anti UÇK sesa qeveria aktuale në bazë të deklaratave që i thotë ministrja Gërvalla.

“Është temë serioze që e dëmton të ardhmen e Kosovës dhe identitetin tonë si popull dhe si komb”, tha ai. /Reporteri.net

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net