Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Hoxha që punon si këshilltar i Glauk Konjufcës deklaron veturë 50 mijë euro e shtëpi 15 mijë euro

Hoxha i mirënjohur liberal, Drilon Gashi, që punon në Kabinetin e kryekuvendarit Glauk Konjufca po ashtu ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe e cila është e kënaqshme pavarësisht që ai e kishte deklaruar veten të papunë pas përjashtimit nga BIK-u para dy vitesh.

Ai e ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 15 mijë eurove në prinësi të prindit të tij, ashtu siç e ka deklaruar edhe një tokë në vlerë prej 30 mijë eurove që për çudi dallon nga viti 1900, që po ashtu është në pronësi të babait të hoxhës.

Por, pasuria e tij e luajtshme është edhe më e lartë se sa ajo e paluajtshmja. Ai ka një veturë në emër të tij me vlerë prej 50 mijë eurove e që quhet Libra.

Bashkëshortja e hoxhës, për më tepër, ka një veturë të blerë në vitin 2021 e që sipas hoxhës kushton 5 mijë euro.

Këtu mund ta shikoni pasurinë e plotë të tij: VEGËZA.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net