Disidenti
Sport

Hoxha pritet t’i bashkohet skuadrës kroate

0Shares

Një ndër futbollistët më cilësor që aktivohet në futbollin e Kosovës, Arbër Hoxha, pritet që gjatë kësaj vere të ndërrojë mjedis.

Mesfushori-sulmues i Ballkanit pritet që ta vazhdojë karrierë në Kroaci te skuadra elitare Lokomotiva Zagreb.

“Zeri.info”, ka raportuar se Hoxha shumë shpejt pritet që t’i bashkohet Lokomotivës, skuadër e cila njihet si “çerdhe” e talenteve në Kroaci.

Lokomotiva në kampionatin e fundit përfundoi në pozitën e tetë teksa në këtë ekip janë aktivizuar edhe shqiptarë: Hajdin Salihu, Enis Cokaj, Sherif Kallaku, Françesko Tahiraj dhe Indrit Tuci.

22-vjeçarit me të përfunduar edicioni në Kosovë (të dielën) i ka skaduar edhe kontrata me Ballkanin, pjesë e së cilës është që nga viti 2019.

Hoxha në këtë kampionat i ka realizuar tetë gola me ekipin “portokalli”.

Futbollisti me prejardhje nga Istogu në karrierën e tij, krahas Ballkanit, ka luajtur edhe për Prishtinën, Besën e Pejës, Istogun dhe KF Onix

Hoxha e ka regjistruar edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës të drejtuar nga Bernard Challandes, miqësoren me Suedinë e zhvilluar në janar të vitit 2020 në Katar.

Hoxha më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21.

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net