Disidenti
Lajme

Hoxha nga Klina gjenë 500 euro tek dera e xhamisë, i la një i panjohur

Hoxhë Blerim Musliu është imami i xhamisë së qytetit të Klinës, i cili në rrjetin e tij social ka ndarë një ngjarje, ku tregon se si një “i panjohur” për njerëzit i ka lënë atij shumën prej 500 eurove për nevojtarët.

Më poshtë keni rrëfimin e tij që ka bërë para pak minutash.

Zarfi që fshihte sinqeritet dhe përgjegjësi

Në një ditë të zakonshme Ramazani, jo rrallëherë troket dera nga njerëz të ndryshëm, që nga ata që kërkojnë këshilla e porosi, e deri tek ata që kërkojnë ndihmë për nevoja të caktuara.

E kur sot trokiti dera, mendova se do të jetë një trokitje e tillë.
Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro.

Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë. E një emocion edhe më i veçantë ishte ai që në thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush jam.

Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë.

E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësve.

Zoti na gëzoftë ditën kur do të takohemi me Të!

Qeriqi përlotet nga statusi i Muratit: Ende vuaj nga dhimtë e plagëve, kur ky flinte, unë isha në Pashtrik

Disidenti.net

Osmani: Lajçak s’është president i Kosovës – S’ka Asociacion, OJQ mund të ketë

Disidenti.net

Shkëlzen Gashi e imiton dhe ia përmend shampanjën Çollakut: Keni vjedhë sa keni mujtë

Disidenti.net
Disidenti

Hoxha nga Klina gjenë 500 euro tek dera e xhamisë, i la një i panjohur