Disidenti
Ekonomi Lajme

Hoti, Muratit: Mos më trego për financa mua, i ke 800 milionë euro, po të zhvlerësohen paratë

0Shares

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është përplasur me ish ministrin e financave e deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti.

Duke debatuar rreth, mos pagesën e mësuesve, e mungesën e investimeve kapitale nga Qeveria KURTI II, ministri përgjegjës për kuletën e shtetit, u arsyetua se qeveritë e kaluara e kanë lënë shtetin në “tetik” duke lënë të nënkuptohet, një situatë sa për të mbijetuar.

“E di që në të kaluarën ka qenë praktikë që shteti të mbahen në “tetik”. Qeveritë e kaluara i kanë qitë në 0 edhe rezervat. Qeveria ka para në buxhet, por shteti nuk mbahet në “tetik”. Nuk mbahet në zero.” Ka thënë Murati

Në anën tjetër deputeti Avdulla Hoti, i ka thënë ministrit Murati se një fjalor i tillë, nuk i shkon me të, pasiqë ai vet ka qenë ministër i financave, duke i treguar specifika të punës së përditshme brenda kësaj ministrie.

Hoti e përmendi edhe shifrën prej 800 milionë eurove, për të cilën thotë se është në dispozicion të qeverisë.

“Fjalori i tillë nuk të shkon me mua, num mundesh me mua. Unë e di kam qenë ministër i Financave. Ti, çdo ditë në mengjes i pranon raportet dhe e di saktësisht gjendjen. I ke 800 miliomë euro, po të zhvlersohen paratë.”

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net