Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Pakoja e Qeverisë Kurti për përballje me inflacionin, që u prezantua para një jave, është e vonuar dhe jo adekuate. Zgjidhja, sipas Hotit, është indeksimi i pagave, pensioneve, asistencës sociale dhe subvencioneve për normën e inflacionit, raporton Express.
Për deputetin e LDK’së, një pako e tillë do të kishte kuptim në kohën e pandemisë, por se tash në këtë kohë kur çmimet po vazhdojnë të rriten, Hoti ka thënë se masat duhet të jenë sistematike dhe afatgjata.