Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka dekretuar Irfete Spahiun me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëjë ushtrinë më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale.
“FSK-ja po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht. Vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëj ushtrinë tonë më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Pata nderin sot që gjeneral brigade Irfete Spahiun ta dekretoj me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kjo është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë që në hierarkinë e saj një grua të ketë pozitën e gjeneralmajores
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit: