Disidenti
Lajme

Historianët në Deçan kërkojnë shkarkimin ose dorëheqjen e Mehmet Krajës

0Shares

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan ka kërkuar dorëheqjen e kreut të ASHAK-ut, Mehmet Kraja, ose shkarkimin e tij nga Kuvendi i ASHAK-ut.

Sipas tyre Kraja “krye në vete duke keq përdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton”.

Reagimi i plotë:

MEHMET KRAJA DUHET TË JEP DORËHEQJE OSE TË SHKARKOHET NGA KUVENDI I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj deklaratë për opinion, pas skandalit të kreut të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, edhe pas konstatimit të Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë, ai krye në vete duke keq përdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton, opinion i cili është tepër i dëmshëm dhe shumë tendencioz me titull: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Ne, konsiderojmë së kur lëshohet një qëndrim i Akademisë së Shkencave, ai duhet të jete i qëndrueshëm, i punuar nga ekspertet me të mira të fushave të ndryshme dhe jo të lëshohet i niveleve gazetareske dhe amatoreske.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon që pas publikimit të këtij dokumente pa miratimin e organeve të Akademisë së Shkencave, kreu i saj duhet të jap dorëheqje.

I kujtojmë kreut të Akademisë së Shkencave se ai për disa vite ka qenë edhe redaktor i revistës ushtarake “Narodna Armija”, e siç dihet nga e kaluara ata që kanë marrë pozita në institucionet e rëndësishëm shtetërore është dashur të kalojën nëpër filtra shtetërore.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së nëse kreu i Akademisë së Shkencave, nuk jep dorëheqje, atëherë duhet të vihet në veprim Kuvendi i Akademisë së Shkencave, dhe të e shkarkoj nga detyra e kryetarit të Akademisë, Mehmet Krajen.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net