Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

HIB e pranon që u bënë keqpërdorime me naftë, e gjen një fajtor

HIB Petrol e ka pranuar se dyshohet për një skemë të keqpërdormit brenda kësaj kompanie.

Kompania përmes një postimi ka njoftuar se dyshohet që një punonjës të HIB Petrol ShPK ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.

Postimi i plotë:

Sot me datë 18 Mars 2022 HIB Petrol shpk është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.

Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK që ka cilësinë e palës së dëmtuar, është në bashkëpunim të plotë me organet shtetërore duke tentuar që të bëjë sqarimin e plotë të ngjarjeve dhe të personave përgjegjës.

Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK ka ofruar tërë mbështetjen dhe dokumentacionin të cilin e ka pasur në dispozicion si dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

HIB Petrol ShPK do të përdorë tërë mjetet ligjore për të adresuar dëmet të cilat i janë shkaktuar në lidhje me keqpërdorimet e mundshme.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net