Ai ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë Osmanin jashtë LDK-së.

Ai ka shtuar se do ta mbështesë secilin kandidat që do ta fitojë këtë post.

Haziri ka thënë se LDK-ja nuk iu takon funksionarëve por anëtarësisë së vet.

“Ka me qenë kuvend i cili ka me rikthy fuqinë e LDK-së e në asnjë mënyrë me dobësu atë. Nuk jam duke garuar me rivalë politikë. Brenda familjes time politike nuk shoh rivalë”, ka thënë ai.

Vjosa Osmani ishte përjashtuar nga LDK-ja vitin e kaluar pasi doli kundër prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo në këto zgjedhje ka garuar në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje duke marrë kështu vota më shumë se LDK-ja e PDK-ja së bashku.