Disidenti
Lajme

Haxhiu thotë se kanë marr dritë të gjelbër për Vettingun: Nga sot Kosova fillon një epokë të re

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nga Komisioni i Venecias kanë marr dritën e gjelbër për fillimin e Vettingut në drejtësi dhe Themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu përmes një konference për media bashk me kryeministrin e vendit, Albin Kurti theksoi se të premten kanë marr pjesë në një seancë plenare të Komisionit të Venecias.

“Sapo jemi kthyer nga Venecia. Kemi marr pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias e cila u mbajt dje, në të cilën janë botuar opinionet e komisionit për koncept dokumentin për Vettingun dhe ai për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë. Kemi prezantuar argumente dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës lidhur me rendësin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë dhe domosdoshmërinë e themelimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë”, tha ajo.

Haxhiu gjithashtu tha se kanë marr dritën e e gjelbërt për të filluar me Vettingun dhe me themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

“Kemi marr dritën e gjelbërt për të filluar me vettingun dhe byronë…paraqitet nevoja e domosdoshme për të pasur reformë në drejtësi. Komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e niveleve të lartë në gjyqësi. Vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve tjerë… ”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, në Kosovë do të ketë Vetting duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë, duke shtuar se “Nga sot Republika e Kosovës fillon një epokë të re”.

“Do të ketë Vetting të plotë duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Nga sot Republika e Kosovës fillon një epokë të re. Së pari në marrëdhëniet me një trupë të këshillit të Evropës siç është komisioni i Venecias, pra një mekanizëm i fuqishëm për drejtësinë e demokracinë, dhe së dyti Kosova do të ndërmarr me vullnet të saj, një proces që ka si synim kontrollin e vetvetes për të mbërritur te drejtësia, dhe së treti sepse qeveria e shtetit të ri, që sapo ka aplikuar për në Këshill të Evropës, është e gatshme të krijojë kushtet, që të hapet rruga për një luftë të përhershme me kundër krimit të organizuar. E kemi mbështetjen edhe të kryeministrit”, tha tutje Haxhiu. /Telegrafi/

Ky është 19-vjeçari që u godit për vdekje në Prishtinë, po shpërndante porositë me motoçikletë

Disidenti.net

“A u kënaqet?”, momenti kur Nuredin Lushtaku dërgohet në paraburgim

Disidenti.net

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

Disidenti.net
Disidenti

Haxhiu thotë se kanë marr dritë të gjelbër për Vettingun: Nga sot Kosova fillon një epokë të re