Disidenti
Lajme

Haxhiu merr vendimin e parë: Ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë

0Shares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë sot vendimin e parë si ministre në këtë ministri, shkruan IndeksOnline.

Haxhiu bërë të ditur se ka ndaluar shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë.

Ajo tha se “duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesa si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponsoruese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij ligji”.

“Sot, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e sponsoruesit, i ka dërguar opinion ligjor Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Qëllimi i këtij opinioni ligjor është vënia në dijeni për mënyrën e drejtë në zbatimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht nenit 13 të tij, i cili i ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë dhe i cili nuk është vënë ende në zbatim.

Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesa si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponsoruese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij ligji.

Bashkëngjitur gjeni opinionin ligjor lidhur me këtë”, tha ajo.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net