Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Haxhiu: Ata që s’janë me veteranët e kanë vendin matanë Merdarës

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur para veteranëve, të cilët janë futur me forcë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu theksoi se do t’i mbështesin kërkesa e tyre dhe se do ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet demokratike votimin e këtij projektligji, njofton Klankosova.tv.

“Jemi me ju, jemi me kërkesat tuaja, seanca ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, ju premtojmë se do të mbështesim kërkesat e juaja, dhe ky projektligj diskriminues nuk do të lejohet të kalohet në kuvend, nëse është nevoja do të përdorim të gjitha mjetet demokratike, të ndalojmë votimin e një projektligji, i cili cenon vlerat më të mëdha të vendit tonë”, është shprehur Haxhiu.

“Projektligji i cili miratohet ose përpiqet të miratohet duke anashkaluar veteranët e luftës, kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, qeveria të kfjellet dhe ta tërheq këtë ligj diskriminues, të ulet të bisedojë me veteranët. Ju garantojmë, kemi qenë me veteranët gjatë luftës, edhe përherë do të jemi, ata që s’janë me veteranët e kanë vendin matanë Merdarës”, shtoi ai.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net