Disidenti
Lajme

Haxhi Avdyli: Lista “Guxo” pritet të garojë në pesë komuna me kandidatë për kryetarë

0Shares

Lista “Guxo” pritet të ketë katër deri në pesë kandidatë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor.

Kështu ka bërë të ditur anëtari i Listës “Guxo”, deputeti Haxhi Avdyli, transmeton Telegrafi.

“Istogu është njëri prej komunave që mund të ketë, pastaj mund të jetë Dragashi, Obiliqi dhe komuna tjera, që ne kemi mundësitë, por edhe një numër komunash që do të kemi unitet në kandidaturën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Avdyli në RTV Dukagjini.

Avdyli pohoi se kandidatët për kryetar janë figura të reja, dhe se në kaluarën kanë qenë pjesë e LDK-së.

Ndryshe, kohë më parë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nga Lista “Guxo”, kishte deklaruar se kjo listë do të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, kjo deklaratë ka hasur në kundërshtimin e disa degëve të kësaj liste.

Dega e listës “Guxo” në Ferizaj tashmë ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net