Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Haradinaj i kënaqur me frymën e unitetit që pa në Kuvendin e AAK-së

Ramush Haradinaj sot është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjë e cila i mundëson atij të drejtojë këtë parti edhe për katër vite tjera.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë delegatët e Kuvendit të Nëntë Zgjedhor, të AAK-së, pasi u zgjodh edhe për katër vjet tjera në krye të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka shkruar në Facebook se në kuvend u morën vendime shumë të rëndësishme me efekt të jashtëzakonshëm në jetën politike.

Asociacioni i komunave të Aleancës, depërtimi i organizimit tonë në çdo vendbanim të Kosovës dhe trupat e ekspertëve në fushat më të rëndësishme, janë përgjigja më e mirë e Aleancës ndaj oportunistëve dhe popullistëve në skenën politike të këtij vendi“, ka shkruar ai.

Ai po ashtu ka falënderuar nga zemra mbështetësit, për votën plebishitare, që i mundëson atij të udhëheqë AAK-në.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur me frymën e unitetit që sot e pashë në Kuvendin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleancë, na priftë e mbara“, ka shtuar Haradinaj.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net