Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Haradinaj: Do ta ndihmojmë Kosovën – jo Albin Kurtin, jo Qeverinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj tha se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale Kosovë-Serbi.

Madje ai ka thënë se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje potenciale duke shtuar se marrëveshja duhet të ketë edhe vulën e ShBA-së.

Ai ka thënë se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje potenciale.

“Sapo e përfunduam një takim më kryeministrin Kurti, tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, sfidat që i ka Kosova në këtë proces. Pra ishte një takim me përmbajtje për shkak që kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje të suksesshme Kosovë-Serbi”.

“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes, kemi provuar me dhënë kontributin tonë si Aleancë në mënyre që Kosova ta kalojë këtë proces, të arrij sukses. Besoj që do të vazhdojmë më tutje bashkë me aleatët tonë bashkë me Amerikën deh aleatët Evropian”.

“Ajo që besoj që është e rëndësishme në këtë proces edhe ky proces duhet ta ketë vulën e Amerikës, pra për të qenë ky proces në garanci të plota duhet të nënshkruhet edhe nga niveli amerikanë. Ishte si kërkesë e imja që si garanci për këtë proces të kemi vulën e Amerikës”.

“Me rëndësi është si Kosovë që një proces që është shumë i gjatë, dhe një proces për të cilin kemi vdekur pra liria, që ta marrim sa më seriozisht temën e dialogut, vendimet e dialogut nuk janë vendime që i ndryshon kush pastaj ju sigurojnë që të jemi sa më serioz në këtë proces. Aleanca do ta ndihmojë Kosovën, jo Albin Kurtin, jo Qeverinë”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net