Disidenti
Shëndetësi

Hani portokaj për të zgjidhur problemet shëndetësore që vijnë me stinën e dimrit

0Shares

Tashmë jemi në stinën e portokajve, që janë të pasur me vitaminë C dhe antioksidantë. Frutat e agrumeve, sic quhen ndryshe, nuk janë vetëm freskuese për sythat dhe shqisat tuaja të shijes, por edhe për të gjithë sistemin dhe janë në gjendje të zgjidhin shumë nga problemet shëndetësore që vijnë me stinën e dimrit.

Studimet sugjerojnë se fitokimikatet në portokall na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Përveç kësaj, portokajtë gjithashtu ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit. Disa studiues konfirmojnë gjithashtu efektet pozitive të tyre në kujtesë e njohje dhe dihet gjithashtu se parandalojnë disa kushte neurodegjenerative.

Gjithashtu, në vend që të hidhni lëvozhgat e portokallit, mund t’i ruani për t’i përdorur në disa receta, pasi ato janë edhe më ushqyese se brendësia, shkruan Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.

Këtu janë disa përfitime shëndetësore nga portokajtë, të ndara nga ekspertja, Dr Dixa Bhavsar, në instagram:

* Nxit tretjen: Portokalli pastron kanalet e trupit, pastron enët e gjakut, pastron traktin gastro-intestinal.

* I mirë për shëndetin e zemrës: Portokajtë konsiderohen si një tonik kardiak dhe përmirësojnë e forcojnë imunitetin. Ato gjithashtu lehtësojnë lodhjen.

* Agrumet ndihmojnë në lehtësimin e dispepsisë, dhimbjeve të barkut, infektimit të krimbave e dhimbjeve të barkut.

* Portokajt përmirësojnë përthithjen e hekurit edhe pse nuk janë vetë burim i mirë i hekurit. Ato duhet të konsumohen së bashku me ushqime të pasura me hekur.

* Ata janë gjithashtu të shkëlqyer për shëndetin e lëkurës dhe parandalojnë dëmtimin e saj

* Portokajt mbajnë nën kontroll presionin e gjakut dhe gjithashtu kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak kur hahen me moderim

* Ata gjithashtu ulin kolesterolin dhe janë të mirë për sytë

* Janë gjithashtu të dobishme në lehtësimin e kapsllëkut

* Portokajt gjithashtu ulin rrezikun e kancerit

Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

Disidenti

Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Disidenti.net

Vlerat mahnitëse të dredhëzave

Disidenti.net