Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Dy ditë pas takimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në një konferencë për media të mërkurën, njoftoi se ky subjekt politik do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare sepse për ne, prioritetet janë të qarta – fillimisht, interesi i vendit, pastaj i partisë. Kosova është nën sanksione dhe qindra-miliona euro janë të bllokura. E përveç këtyre milionave të bllokuara për shkak të masave, ka edhe qindra-miliona të cilat nuk janë të shpenzuara si rezultat i paaftësisë për t’i ekzekutuar projektet”.

Hamza theksoi se qëndrimi i PDK-së erdhi si rezultat i kandidaturës për kryeministër të vendit, derisa përjashtoi mundësinë që votimi i marrëveshjeve të bllokuara ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës të ketë ardhur si rezultat i ndonjë koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) në pushtet.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net