Sirenat e bombardimeve u dëgjuan pak minuta më parë në Tel-Aviv, teksa militantët e Hamas, ashtu si e kishin paralajmëruar kanë lëshuar 130 raketa në drejtim të kryeqytetit izraelit.
Ndërkohë për shkak të raketave në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Tel-Aviv të gjitha fluturimet janë anuluar.
Ushtria izraelite me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka paralajmëruar civilët të gjejnë strehë dhe të qëndrojnë larg bazave të Hamas, pasi sonte do të “bombardojë terroristët deri në shkatërrimin e plotë të arsenalit të tyre”.
https://video.gjirafa.com/adrsvl0cd3jpcxmn-mp4