Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Hajni kap për fyti një grua në shtëpinë e saj derisa po flinte, ia merr 4 euro dhe një telefon

Një grua në Gjakovë mëngjesin e hershëm të kësaj të marte përjetoi tmerrin nga një hajn që iu fut në shtëpi derisa ajo po flinte.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Siç thotë Gjurkaj, i dyshuari iu kishte hedhur me gjunjë në trup dhe duke e shtrënguar për fyti ia kishte kërkuar të hollat dhe më pas kishte arritur t’i marrë nga portofoli shumën prej 4 euro, si dhe një telefon të markës Samsung në vlerë prej 50 euro.

Më pas i dyshuari është larguar në drejtim te panjohur. I dyshuari e kishte fytyrën të mbuluar me një kapelë në formë maske ku nuk i vërehej fytyra fare.

Por, policia pas një pune hetimore ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin.

“SH. Z., i lindur në vitin 2001 i përkatësisë ashkalinje, i cili ne prezencën e avokatit ka pranuar ne tërësi veprën me të cilën akuzohej. Gjërat e grabitura si dhe kapela me te cilën dyshohet se është kryer vepra janë konfiskuar nga ana e policisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, departamenti i krimeve te renda, dhe me urdhër, i dyshuari ndalohet në qendrën e ndalimit.

Rasti nën hetime. Rasti si i tillë është cilësuar si grabitje”, ka thënë Gjurkaj.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net