Disidenti
Lajme

Gruaja kishte lindur në javën e 32-të – Detaje të reja për foshnjën e futur në lavatriçe në Spitalin e Pejës

0Shares

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnje e lindur e vdekur është futur me çarçafë në lavatriçe.

Javën e kaluar një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore.

Lindja është kryer me operacion dhe foshnja ishte nxjerr e vdekur, shkruan Gazeta Shneta.

Pas operacionit raportohet se foshnja është vendosur në hapësirat brenda sallës, dhe ndërkohë ishte ngatërruar me çarçafët ku bashkë me ta ishte futur në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit.

Ndërsa, lajmin për Gazetën Express e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet.

Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur është futur në lavatriçe.

“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale.  Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net