Disidenti
Shëndetësi

Gripi sezonal rritet “alamet” me të madhe, simptomat e tij dhe si duhet ta shmangni, flet infektologu kosovar

0Shares

Infektiologu, Hamdi Ramadani, në një pronocim për IndeksOnline, ka thënë se virusi sezonal ëhtë i ngjajshëm me virusin Covid19.

Ai tha se vetëm përmes analizave laboratorike mund të dihet nëse pacienti është i sëmurë me Covid1 apo me gripin sezonal.

Ramadani shtoi se këtë shihet një fluks më i madh i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në qendrat familjare.

“Sipas informacioneve po flitet për një fluks më të madh të sëmurëve me grip sezonal dhe krahasuar me Covid19 që nuk është aq i pranishëm në Kosovë këto ditë, gripi sezonal është duke domunuar në vendin tonë.

Në shumë situate simptomalotogjia dhe ecuria e sëmundjes është e njëjtë. Infulenca sezonale dhe Covid19 kanë shumë ngjajshmëri në mes vete. Prandaj vetëm me analiza laboratorike mund ta konfirmojnë a kemi të bëjmë me grip sezonal apo Covid19”, tha ai.

Ramadani tregoi se cilat janë simptomat e virusit sezonal.

“Qytetarët duhet të kenë kujdes, simptomat e virusit sezonal janë: temperature e lartë, dhimbja e kokës, humbje të oreksit, dhimbje të nyjeve dhe ato respiratore me kollotje, dhimbje të fytit. Kjo është e ngjajshme me Covid19 dhe është mirë që fëmijët dhe të moshuarit të vaksinohen kundër covid19”, shtoi ai.

Ndryshe, IKSHPK dje ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj gripit sezonal.

Prej 01 tetor 2021 deri më 09 dhjetor 2021 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9.788 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip, 2.033 raste Infeksione respiratore akute dhe 57 raste me Infeksion të rëndë respirator akut.

Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

Disidenti

Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Disidenti.net

Vlerat mahnitëse të dredhëzave

Disidenti.net