Disidenti
Lajme

Grabitje e armatosur në pompën EX FIS, hajni i maskuar vjedh mijëra euro nga arka

0Shares

Sot rreth orës 3:50 në mëngjes ka ndodhur një grabitje e armatosur në Prishtinë, në rrugën Shkupi, ku cak i grabitjes ishte kompania e derivateve EX FIS, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se rasti është denoncuar nga një punëtor i kompanisë, i cili ka raportuar se si ka ndodhur ngjarja në detaje.

Sipas këtyre burimeve, një person i veshur me trenerkë të zezë dhe kapelë, nën kërcënimin e armës së shkurtër ka marrë nga arka rreth 2700 euro.

Pasi ka kryer grabitjen i dyshuari ka vazhduar në këmbë në drejtim të Spitalit Amerikan.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net