Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Gjinovci fajëson Ministrinë e Arsimit për shkarkimin e rektorit të UP-së

Drejtori i organizatës për arsim ORCA, Rron Gjinovci, ka reaguar pas shkarkimit të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Për këtë shkarkim ai ka fajësuar Ministrinë e Arsimit.

Sipas tij, përfaqësuesit e Senatit dhe të ministrisë në Këshill Drejtues të UP-së kanë bashkëpunuar për këtë shkarkim.

Këshilli Drejtues përbëhet prej 9 anëtarëve, 4 të dërguar nga Ministria dhe 5 nga Senati i UP-së. 5 anëtarët e Senatit e kanë filluar mandatin e tyre para 20 ditësh, më 1 tetor. Në mesin e 5 anëtarëve të dërguar nga Senati më të votuarit e tyre kanë qenë plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi. Për ta shkarkuar rektorin duhen 6 vota. Pra, as përfaqësuesit e Senatit as ata të Ministrisë nuk mund ta bëjnë këtë pa një bashkëpunim. Kjo tregon që përfaqësuesit e Ministrisë në krye me Altin Sahitin që edhe e drejton këtë Këshill, kanë bërë pakt me selimët dhe rifatët për ta shkarkuar rektorin që denoncon publikisht plagjiaturën. Urime reforma me Rifatin, Selimin, Dugollin!”, ka shkruar Gjonovci.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net