Disidenti
Ekonomi Lajme

Gjermanët po “shparisin” shumë para në bankë, sepse s’po kanë ku t’i shpenzojnë

0Shares

Kriza ekonomike ka prekur edhe Gjermanine, sikur shumicën e shteteve të botës për shkak të pandemisë. Megjithatë, populli gjerman po arrinë që të kursejë më shumë para në bankë muajve të fundit.

Sipas të dhënave të “Bundesbankës”, nga janari 2020 deri në janar 2021, depozitat e familjeve private në banka u rritën me 182 miliardë dhe tani arrijnë në 1.73 trilionë euro, shkruan Indeksonline.

Madje, trendi i rritjes së kursimeve është i madh dhe në tre muajt e ardhshëm pritet të jetë në mesatare më të lartë se aktualisht.

Bazuar në statistika, gjatë pandemisë gjermanët kanë tërhequr më pak para nga bankomatët dhe bankat në përgjithësi, ngase nuk po kanë ku t’i shpenzojnë. Bankat gjithashtu kanë regjistruar rënie të ndjeshme të kërkeses për para, shkruan Indeksonline.

“Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, ne kemi një rënie mesatare të kërkesës për para prej 10 deri në 15 për qind”, thuhet në njoftimin e “Komercbankës”.

Çdo i treti qytetar që jeton në Gjermani ka aktualisht më shumë para në bankë sesa që kishte para një viti, thuhet në një raport të “Tageschow”-it.

Kursimet për gjermanët pritet të rriten ende, ngase ekspertët nuk parashohin rritje të ndjeshme të konsumit./

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net